Java e 30-të e Kategorisë Superiore po luhet këtë mesjavë dhe pas dy ndeshjeve që përfunduan në orën 15:00, ku Apolonia mundi Kastriotin dhe Skënderbeu gjithashtu Bylisin (të dyja me rezultat 2-1) tani janë duke u luajtur edhe tri të tjera.

Kështu, në kryeqytet, ende 0-0 supersfida mes Tiranës dhe Vllaznisë, ndërsa janë zhbllokuar ndeshjet Laçi-Partizani dhe Kukësi-Teuta.

Të kuqtë po barazojnë 1-1 me kurbinasit. Pas golit të Cinarit, Musta ka barazpeshuar gjithçka.

Ndërkohë, Krasniqi i ka dhënë avantazhin durrësakëve në Elbasan Arena.