Kryeministri japonez Yoshihide Suga ka deklaruar javën e kaluar se Tokio ndodhet në gjendje emeregjence si pasojë e pandemisë Covid-19. Kjo situatë ka krijuar sërish panik në këtë vend, vetëm 6 muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike. Ky event u shty një vit si pasojë e koronavirus dhe do të zhvillohet verën e këtij viti.

Për të shuar sadopak polemikat, Suga tha se pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirus, Olimpiada japoneze do të jetë e sigurt. Pavarësisht kësaj deklarate, pas një sondazhi të kryer në Japoni, 80% e vendasve kërkojnë një tjetër shtyrje të këtij eventi olimpik.

Duket se në Tokio janë të trembur nga ideja e organizimit të një eventi të tillë, që do të kishte rrezik të madh në përhapjen e pandemisë në Japoni. Ndërsa qeveria japoneze këmbëngul se Olimpiada do të zhvillohet normalisht, pasi humbjet ekonomike do të ishin katatrofike për këtë vend në rast se ai event shtyhte apo anullohet përfundimisht.