Emisioni “Roped with Olsi” do të mbyllë siparin e tij me serinë e sotme. Show në Youtube që ka thyer rekorde shikueshmërie ka sjellë risi në tregun mediatik në Shqipëri. Aktori Olsi Bylyku ka krijuar emisionin e parë profesional dhe të këtyre përmasave në Youtube, duke fituar shumë vëmendje.

Episodi i fundit do të jetë krejt ndryshe. Ai do të ketë 10 personazhe të ftuar, disa në çift dhe disa individualisht. Nëse jeni të apasionuar pas Youtube dhe televizorin nuk e ndizni thuajse kurrë, atëherë emisione të tilla mund të jenë një zgjidhje efikase për shijet tuaja.