Gjatë paradites vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave, që do të jenë më të dukshme në zonat Lindore.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të ditës, pritet që vranësirat të shtohen e të bëhen më të dukshme kryesisht në zonat veriore, ku mund të ketë edhe reshje të pakta shiu.

Këtë të shtunë do të ketë edhe një rritje të lehtë të temperaturave, krahasuar me dje, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.