Shqipëria do të karakterizohet ditën e sotme nga një mot i vranët thuajse gjatë të gjithë ditës, që do të sjellin edhe reshje shiu në disa zona të vendit.

Më të dukshme këto reshje do të jenë në pjesën veriore të vendit. Pritet që gjatë pasdites moti të përmirësohet për të sjellë një të diel më të kthjellët.

Gjatë kësaj të shtune, pritet edhe një ulje e lehtë temperaturash, ku vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke shkaktuar dallgëzim 3 ballë.