Aktori i njohur dhe shume i dashur hollivudian, Sylvester Stallone, mori pjesë pak ditë më parë në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia.

Me atë rast ai ka folur për “Reality Show”-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. “Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit”, u shpreh aktori i njohur, si dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar.

Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.

Vajzat e tij dhe bashkëshortja, nga e cila për pak u divorcua pak kohë më parë, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti të Sylvester Stallone, që rikthehet kështu në kinematë e mëdha.