Postim i Wojciech Szczesny është bërë viral në rrjetet sociale, pas fitores së mbrëmshme ndaj kuqezinjve kryesues të Serie A. Portieri përsërit suksesin e të tijve në “San Siro”. Shumë lojtarë të “Zonjës së Vjetër”, midis natës së kaluar dhe mëngjesit të sotëm e festuan fitoren ndaj Milanit në rrjetet sociale. Madje, vetë trajneri Andrea Pirlo i lejoi vetes një “tweet” lavdërimi për djemtë e tij.