Në takimin e parë, mund të ketë shumë komplekse dhe siklet, sidomos për femrat… Megjithatë, 10 pyetjet më të mira për t’iu bërë partnerit në takimin e parë janë zbuluar dhe janë me të vërtetë shumë interesante. Pyetja e parë është: Si është jeta perfekte për ty? Nga kjo pyetje, femra mund të mos zbulojë shumë, megjithatë ia vlen të dijë diçka më tepër për të.

Pyetja e dytë: Cili është personi më i rëndësishëm për ty? Ki kujdes te kjo pyetje, duke pasur parasysh dhe moshën e personit. Nëse mbi 30 vjeç  ende të flet për mamanë, mendoje paksa seriozisht këtë punë.

Pyetja e tretë: Çfarë vlerëson më shumë te njerëzit? Përgjigjen e kësaj pyetjeje dëgjoje me kujdes, analizoje, sepse mund të thotë shumë ose gjithçka për personin që keni përballë.

Pyetja e katërt: A beson në dashuri? Një pyetje për të relaksuar paksa situatën, por nëse ai flet më shumë se 2 minuta për temën, mendojeni takimin e dytë.

Pyetja e pestë: A je person i lumtur? Këtë përgjigje regjistroje.

Pyetja e gjashtë: Çfarë të bën ty unik? Këtu mund të zbuloni të përbashkëta me njëri-tjetrin.

Pyetja e shtatë: Cili është vendi yt i preferuar? Këtu mund të lindë një temë e bukur, teksa flisni për udhëtimet.

Pyetja e tetë: Për çfarë je krenar në jetë? Këtu mund të zbulosh modestinë dhe madhështinë e personit me të cilin je në takim.

Pyetja e nëntë: Cila është situata më e sikletshme që të ka ndodhur në jetë? Mund të afroheni më tepër me njëri-tjetrin.

Pyetja e dhjetë dhe më e guximshmja, është kjo: “Ku e sheh veten pas 5 vjetësh?” Mendohuni mirë para se ta pyesni partnerin për këtë, pasi mund të tregojë se kush është ai në të vërtetë…