Inter po mendon të largojë nga skuadra sulmuesin Sebastino Esposito. Ky i fundit mund të bashkohet me ekipin e Venezia në Serie B.

Ai nuk po luan te SPAL dhe sipas asaj që shkruan Sky Sport do të huazohet drejt ekipit tjetër të Serie B. Negociatat janë në rrugën e duhur dhe lojtari do të bashkohet me Venezian.

18-vjeçari u konsiderua si një talent te skuadra e Interit, por nuk ka shkëlqyer. Ai nuk zuri vend te zikaltrit, por as me skuadra më të dobëta siç është ajo e SPAL-it.