Disa javë më parë ai u përjetësua nën maskën e një babi shumë të butë dhe beqar, tashmë Nicolò Zaniolo, 22 vjeç, ka veshur rrobat e aventurierit dhe në jaht duket i egërsuar, gati per sulm, ose me sakte, per gol… Gjuetia e tij kete here ka prekur nje shqiptare!

Futbollisti i Romës u fotografua nga e përjavshmja “Chi” në Ponza me një grup miqsh, duke përfshirë një vajzë të bukur brune me bikini. Ajo i shpërndan kremin kundër diellit dhe ai e përqafon.

Zaniolo, shumë i sjellshëm në fushë dhe kërkues jashtë fushës, mori disa ditë pushim para se të rifillonte stërvitjen. Në një varkë me miqtë ai i jepet harbimit dhe jetes se qejfit me te dashuren e re zeshkane, e bukur dhe me kthesa te rrezikshme dhe seksi…

Po, kush eshte e dashura e tij e re? Kjo është Kejdis Bardhi, një stiliste shqiptare me të cilën mirëkuptimi duket perfekt. Para fundjavës në Ponza, Zaniolo ishte parë në Toskanë me Federico Chiesa.

Selfi i dy lojtarëve ishte shfaqur në storjet sociale dhe i kishte bërë tifozët e Juventusit të ëndërronin. Në fakt, duket se Zaniolo e ka pasion ngjyrenbardh e zi dhe kush e di se vera nuk sjell aventura të reja për Nicolò…