Dritan Brama, i njohur me emrin e artit ‘Tan Brama’ është një nga koreografët më të njohur në vendin tonë, i cili prej vitesh bashkëpunon me emra të njohur këngëtarësh në Shqipëri, duke realizuar koreografitë e klipeve muzikore dhe jo vetëm.

Së fundmi, Tani ishte i ftuar në programin e mëngjesit në Euronews Albania, ‘Good Morning Albanians’ ku foli rreth vipave shqiptarë, nëse ata janë vipa të vërtetë apo thjesht në rrjete sociale. Teksa diskutonte rreth temës, Tani zbuloi se këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara nuk e ka paguar për tre klipe, teksa shton se ajo i ndërhyn te koreografia dhe në fund shton se nuk i pëlqen.

‘Thotë Arilena Ara për shembull që dua këtë koreografi dhe ma ndërron 100. Këtë nuk e dua, këtë hiqe, këtë veje, këtë bëje kështu dhe mban 4 çemçakiza në gojë dhe thotë ‘shiko se këtë dua’. Dhe vjen të nesërmen dhe thotë nuk e dua. Dhe në fund fare thotë ‘Shiko se nuk më pëlqeu koreografia.’

Dhe nuk është klikuar dhe ia kanë vënë fajin koreografisë. Koreografia është shumë në rregull, por kur këngëtari nuk është mirë, këta i japin prioritet veç këgëtarit dhe pjesën tjetër të grupit nuk e kapin. Janë shumë të zgjuar. Lekët? Ikën tani. Janë nja tre videoklipe dhe kam marrë një pjesë pagese, një të vogël, siç e kam deklaruar. Se do thonë pastaj do vëmendje se i iku Big Brother-i.

Më tej, Tani shton se këngëtarja shqiptare bashkëpunon me reperin e njohur, Noizy veç për klikime. ‘Arilena bën këngë me Noizy-n për të marrë klikime, e sigurt. Se Noizy është shumë lart, superstar’ – tha Tan Brama në emisionin e mëngjesit në ‘Euronews Albania’.