Fitues për t’u kthyer përsëri në zonën e Champions-it. Lazio sfidon Fiorentinën dhe përpiqet të rifitojë pozitat në renditje. Drejtori sportiv, Igli Tare, duke kaluar përmes mikrofonëve të “Dazn”, foli për ndeshjen në “Olimpico”: “Na duhet shpirti i duhur, ai që kemi pasur në ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të hyjmë në fushë si ushtarë dhe të largohemi si gjeneralë. Na ka munguar kjo. Përkundër gjithë kësaj, në Genova pjesa e parë ishte e mirë, pjesa e dytë jo. Ne mendojmë të jemi të lumtur dhe paqësor. Pastaj, gjithashtu të vendosur për të fituar, sepse jemi mbas me renditjen”.

Disa fjalë edhe për merkaton: “Prej një muaji më bëhet pyetja në lidhje me Caicedo. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Fiorentinën, por asnjë kontakt me ta. Unë do të shoh Pradé, por deri më tani asnjë sinjal prej tyre. Luliç duhet të kthehet nesër dhe mendoj se me Fares në atë pozitë jemi të mbuluar. Fatkeqësisht, Momo vuajti nga dëmtimi dhe Covid. Tani është shëruar, shpresojmë ta kthejmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dallimet me Lotito? Asnjëherë. Unë jam në Romë prej 13 vitesh, e di se si funksionon. Nuk e di nga vijnë këto thashetheme”.