Dhe nuk kemi pse presim më! Më në fund, faqja zyrtare e spektaklit ‘Dancing With The Stars’ zbuloi datën se kur do të nisë ky spektakël që të gjithë po e presin.

Do të jetë e premtja e 7 shtatorit kur programi i kërcimit do të nisë me netët live në Top Channel. Përmes një videoje ku shfaqen të gjithë konkurrentët e këtij spektakli, duke u prezantuar përmes një performance të këndshme, faqja zyrtare e spektaklit shkruan: “Dancing With The Stars” nga 7 Tetori!’’

Në këtë program do të kërcejnë 14 YJE shqiptarë, që nga këngëtari Alban Nimani, te moderatori i mirënjohur Isli Islami, blogerja dhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Megi Pojani, Irini Qiriako, Elhaida Dani, Ardit Çuni, Julka Gramo, Gent Hazizi, Salsano Rrapi, Ilir Dushkaj, Elona Duro, Deborah Keçi, Arbër Çepani.

Ndërkaq, sa i përket jurisë, deri më tani është konfirmuar veç emri i kryetarit të jurisë, Kledi Kadiu, ndërsa flitet se në të njëjtën tavolinë me të do të ulen edhe Dalina Buzi, Armand Peza dhe Valbona Selimllari.

Moderatorja e këtij spektakli kërcimi do të jetë vetë ajo, personazhi më i komentuar i momentit…. Bora Zemani!

Nga 7 shtatori, çdo të premte do të komentojmë së bashku çdo gjë që ndodh në këtë spektakël!