Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri janë mikesha shumë të ngushta prej disa vitesh tashmë. Këtë e kanë treguar shumë shpesh edhe për publikun, përmes edhe rrjeteve sociale, hapësirës ku ato kanë lidhje me të gjithë ndjekësit e tyre.

Së fundmi, Adriana Matoshi, aktorja e njohur, tashmë deputete e Parlamentit të Kosovës ka publikuar një foto në Instagramin e saj, ku shfaqet me Arjolën, duke i dhënë fansave një këshillë shumë të vyer.

Mbi foto ajo këshillon të gjiithë ndjekësit të zgjedhin shoqet e duhura për pushime, ndërsa i shkruan edhe “Të dua”.

“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”- shkruan Adriana Matoshi, teksa nuk ka munguar as komenti i mikeshës së saj, Arjolës. Demiri ripostoi foton duke shkruar “Deklaratë dashurie”.

Epo sa mirë që ka ende miqësi të tilla kaq të bukura mes vajzave!