Për blogeren Sarah Berisha, e shtuna e 24 shtatorit ishte një ditë shumë speciale.

Blogerja durrsake, e cila u bë më shumë e njohur për të gjithë opinionin publik pas hyrjes së saj në Big Brother.

Në këtë rrugëtim, ajo njohu dhe krijoi edhe një marrëdhënie me dj e njohur nga Kosova, Pajtimin, ose Dj PM. Çifti e vazhdon romancën edhe jashtë dyerve të shtëpisë së Big Brother, teksa shpesh ndajnë në rrjete sociale edhe momente së bashku.

Dj Pm e ka uruar shumë ëmbëlsisht partneren e tij për ditëlindje, përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale, duke i dedikuar disa fjalë vërtetë të bukura.

Në urimin e tij, ai na zbulon edhe se si i drejtohet Sarës ndërsa i uron gjithë të mirat e botës.

N’ Rome jom kon po romantik sjom hiq, spo di çka me shkru veq “urime ditlindja zemra jeme e mire” ti uroj krejt t’mirat e botes. ishalla sukseset nuk t’ndalen kurr. Love you Sarushka ime” – shkruan Dj Pm në foton e publikuar në Instagram.