Dy rivalë dhe armiqtë e përjetshëm të MMA-së, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, aktualisht ndodhen në Abu Dhabi. Irlandezi do të duelojë më 23 janar në eventin UFC-257 ndaj Dustin Poirier, ndërsa rusi zhvilloi dy ditë më parë një takim me presidentin e UFC-së, Dana White.

Gjithsesi, dy sportistët për pak sa nuk janë kryqëzuar mes tyre një ditë më parë, në momentin që McGregor ka mbërritur në hotel me familjen e tij. Më saktësisht, vetëm 30 sekonda kanë ndarë një takim “të rastësishëm” në hollin e hotelit mes Conor dhe Khabib, që mund të kishte patur pasoja.

Conor ka mbërritur në hotel me bashkëshorten dhe dy fëmijët, që i mbanin në krahë dhe menjëherë kanë hyrë në ashensor. Pak sekonda më vonë, në hollin e hotelit ka kaluar Khabib me disa nga njerëzit e stafit të ti. Madje rusi ka ndalur për të dhënë edhe një intervistë e më pas ka vijuar rrugën.