Sipas ekspertëve, vera e vitit 2022 do të ketë shumë net të nxehta, dhe kjo do të ndikojë padyshim te gjumi ynë, mes djersës, çarçafëve të lagur dhe telasheve të lidhura me temperaturat (edhe gjatë natës) shumë problematike.

Nëse freskimi i shtëpisë gjatë ditës nuk mjafton, natën mund të bëjmë ende diçka për të fjetur, ose të paktën të përpiqemi të pushojmë për disa orë.

Këtë e ka zbuluar doktoresha Nerina Ramlakhan, eksperte e gjumit dhe autore e “The Little Book of Sleep”: në GB News ajo ka publikuar në fakt ilaçin e saj kundër pagjumësisë për shkak të vapës së padurueshme.

Ky është një truk i lirë dhe freskues, si dhe shumë i lehtë për t’u vënë në praktikë: “Unë përdor një shkop mente në ballë”.

Pasi aplikohet në ballë, mjekja e gjumit pozicionohet përpara një ventilatori të vogël ose tund një erashkë që, duke goditur në mënyrë indirekte shkopin, përhap aromën freskuese të mentolit.

“Ky efekt është për shkak të gjëndrës pineale, e cila ‘mashtron’ trupin të mendojë se temperatura e trupit është pak më e ulët”, shpjegoi ekspertja.

Gjëndra pineale ka funksionin e rregullimit të ciklit të gjumit dhe prodhimin e melatoninës, e cila është e përfshirë në procesin – pak a shumë të qetë – të gjumit.

Truku duket shumë i zgjuar në teori, por a do të mjaftojë për të na bërë të pushojmë të qetë? Mjekja tha se përveç asaj që ajo e quan “një truk i vogël”, ajo i mban grilat me dritare të mbyllura gjatë ditës dhe më pas hap gjithçka në mbrëmje: në këtë mënyrë dhoma mbetet më e freskët gjatë ditës dhe temperatura e jashtme gjatë natës është sigurisht më e ulët se në orët me diell.

Një masë tjetër paraprake – shumë më ekstreme – mund të jetë vendosja e këllëfeve të jastëkëve në frigorifer për disa minuta para se të flini dhe përdorni çarçafë të lehtë të bëra nga materiale natyrale… Po ju, a dini mjete të tjera për të luftuar vapën e natës?