Keiko Guest tha se njerëzit nuk e besojnë kurrë kur ajo thotë se është 72 vjeç, sepse ata gjithmonë mendojnë se është më e re. Madje ajo pretendon se njerëzit besojnë se është 20 vjeç, pesë dekada më e re se sa është në të vërtetë.

Edhe pse shumë e kanë zili për paraqitjen e saj, gruaja është super në formë dhe është e vendosur të ruajë fizikun që kishte kur ishte më e re dhe që i lë të gjithë të habitur. Pensionistja nuk ka fëmijë, aktualisht është beqare dhe alternon dy ose tre orë gjimnastikë, kërcim, balet dhe stërvitje me pesha në javë.

Por Keiko nuk beson se shkëlqimi i saj rinor është për shkak të regjimit të saj të stërvitjes, pasi ajo pretendon se sekreti i paraqitjes së saj është të ushqehet me një dietë me bazë bimore dhe të shmangë alkoolin. Gruaja, nga Atlanta, Georgia, SHBA, tha:

“Unë e tregoj trupin tim jo më kot, por sepse ndihem mirë dhe punoj shumë. Njerëzit më thonë se dukem shumë mirë për moshën time, por meshkujt nuk më afrohen sepse qëndroj larg lokaleve.

“Unë jam mirë pa një mashkull në jetën time. Përkundrazi, fokusohem te vetja dhe bëj gjëra për mua dhe shëndetin tim. Qëndrimi në formë ka qenë një prioritet i imi që nga mosha 30-vjeçare dhe do të vazhdojë të jetë.”

Keiko, e cila ka mbi 488,000 ndjekës në TikTok, pranoi se kishte bërë një botox në të kaluarën dhe një ngritje të fytyrës në moshën 50-vjeçare. Megjithatë, ajo këmbënguli që pjesa tjetër e trupit të saj të përfitojë vetëm nga përkushtimi i saj ndaj fitnesit dhe programit të saj të ushqimit të shëndetshëm.

Ajo shtoi: “Më së shumti përpiqem të ha diçka të gjallë çdo ditë. Mendoj se ka të bëjë kryesisht me moderimin”. Pamja e Keikos ka tërhequr shumë vëmendjen e saj në internet dhe shumica e njerëzve që komentojnë videot e saj janë fansat e saj.

Një person madje e quajti atë një “burim frymëzimi”. Në fakt ka shkruar: “Ti je frymëzim. Kjo nuk ndodh brenda natës dhe është shumë më e vështirë të arrish sa më i vjetër të jesh. Këto janë vite përkushtimi dhe pune të palodhur”.

Një përdorues deklaroi me besim: “Vajzë, nuk je 72 vjeç, nuk je më e vjetër se 22”. Një i tretë postoi: “Unë nuk dukem aq mirë dhe jam 35 vjeç. Vazhdo kështu vajzë!”. Megjithatë, ka nga ata që e kritikojnë trupin e saj, ku disa i thonë “të jetë dinjitoze” dhe të sillet siç i takon për moshën që ka, diçka që gruaja ia atribuon vetëm “xhelozisë”.

@keikoguestofficial

#transition #ootd #fit #fashion #fyp #foryou YOUR #pov

♬ BIG MAD – Ktlyn