Pandemia ende po e prek botën e futbollit. Beppe Marotta, sipas raporteve nga “Gazzetta dello Sport”, ka përfunduar në spital, në “Istituto Humanitas” të Rozzano. Drejtori menaxhues i Interit ishte testuar pozitivisht për koronavirusin më 25 shkurt, së bashku me drejtuesit e tjerë të zikaltërve: Antonello, Ausilio dhe avokatin e klubit, Capellini.

Për fat të mirë, gjendja e Marotta duket se po përmirësohet, teksa monitorohet vazhdimisht nga mjekët. Po dje mbërriti lajmi për shtrimin në spital të Adriano Gallianit, përsëri për shkak të koronavirusit. Drejtori menaxhues i Monza aktualisht është i hospitalizuar në “San Raffaele” të Milanos.