Nëse jeni një nga ata që duan të shohin filma në shtrat, me siguri do t’i keni zili qytetarët zviceranë të Spreitenbach të cilët mund të shijojnë pamjet e tyre të para në ekranin e madh mes batanijeve dhe çarçafëve.

Kinema Pathé, e cila u hap më 9 maj në qytetin zviceran, u ofron klientëve të saj një dhomë ku ata mund të shijojnë një eksperiencë shumë relaksuese: në dispozicion të spektatorëve, shtretër me mbështetëse koke të rregullueshme, jastëkë dhe komodina.

Një biletë për “dhomen e gjumit VIP” kushton 19.50 franga (19 dollarë) dhe duke zgjedhur opsionin VIP, me një kosto prej 49 frangash (afërsisht 48.50 dollarë), ushqimi dhe pijet falas do të shërbehen direkt në dhomë. Të gjitha sigurisht në shapka të ofruara nga kinemaja.

Struktura përmban gjithashtu një dhomë me divane dyshe, një ekran IMAX me 350 vende dhe një zonë për fëmijë me pajisje të dedikuara. Nëse, nga ana tjetër, jeni të shqetësuar për higjienën, problemi nuk lind: Venanzio Di Bacco, drejtori menaxhues i Pathé Schweiz, është siguruar që çarçafët të ndërrohen pas çdo kontrolli.