Ronela Hajati është një nga artistet më në zë në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja e njohur ka sjellë disa hite që pas pjesëmarrjes së saj në Eurovizion vitin e kaluar, teksa ka qenë edhe shumë aktive në të njëjtën kohë dhe pranë fansave e ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo ka bërë një deklaratë paksa ‘thumbuese’ për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

“Muzika moderne shqiptare eshte e mrekullueshme! Period! Mund te them me ze te larte qe kemi nga materialet me te mira ne Ballkan dhe artiste te talentuar pafund! Kudo qe shkoj jashte i tregoj te giitheve sa muzike te mire kemi, ju tregoj kenge pafund qe jane hit 1 ketu dhe gezohem pa fund! Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore.

Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”- shkruan Ronela.