Të paktën 11 viktima janë regjistruar deri më tani si pasojë e një konflikti me armë në një shkollë në Kazan, të Rusisë. Kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr.

I pari është një i ri 17-vjeçar, që më pas është arrestuar nga policia. Ndërsa personi i dytë, fillimisht ka mundur të arratiset, por më pas është qëlluar dhe vrarë nga forcat e rendit.

Sipas mediave ruse, në shkollë ka patur edhe një shpërthim me bombe dhe numërohen të pakatën 32 të plagosur.

Mes 11 viktimave konfirmohen 7 studentë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë teksa hidheshin nga dritarja e katit të tretë, për t’i shpëtuar plumbave nga armët e zjarrit. I vrarë edhe një mësues.

Pas të shtënave me armë zjarri ka ndërhyrë policia dhe forcat speciale, që kanë neutralizuar një prej agresorëve dhe kanë evakuar shkollën. Ka nisur menjëherë një hetim për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje, por nuk mendohet se është një akt terrorizmi.