Tenistja Elina Svitolina i doli në mbrojtje serbit Novak Gjokoviç, i cili shkaktoi polemika me deklaratën e tij në lidhje me Kosovën.
Sipas tenistes ukrainase, në një botë të lirë, çdo individ duhet që të ketë të drejtën e shprehjes.
“Epo, ne po jetojmë në një botë të lirë, kështu që pse të mos ta themi mendimin tonë në lidhje me diçka. Mendoj se nëse mbështet diçka, duhet ta thuash.
Domethënë, nëse je me një mik duke folur, ti do të thuash mendimin tënd, ai opinionin e tij. Pra pse jo”.
Djokoviç shkroi të hënën se “Kosova është zemra e Serbisë” në një objektiv kamere pas fitores së tij në raundin e parë, në të njëjtën ditë kur 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin e Kosovës të Zveçanit, ku babai i tenistit serb u rrit.