Andin Hoti, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vëmendjen e të gjitha portaleve, pas veprimit të tij të fundit.

Ai i ka propozuar për martesë partneres së tij, por në një mënyrë krejt të veçantë nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Vetë Andin Hoti duket se është marrë vetë me propozimin, duke e menduar në detaje gjithçka. Ai ka vendosur t’i propozojë të dashurës së tij të zhytur në ujë, duke i kërkuar të lidhin jetën bashkë.

Ka qenë ish-deputeti që ka treguar në rrjetet e tij sociale se i ka propozuar partneres së tij, teksa ka marrë edhe një përgjigje positive nga ajo.

“Tha PO ❤ Sot, i premtova Kaltrines që do ta ndaj jetën me të deri në përjetësi 💙” – shkruan Andin Hoti në Instagramin e tij, duke shpërndarë edhe disa foto nga momenti i veçantë për çiftin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andin Hoti (@andinhoti)