Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania nisi dy ditë më parë, pikërisht në natën e Krishtlindjes, si një dhuratë për të gjithë ata që e pëlqejnë dhe janë të apasionuar pas këtij reality shoë. Gjatë këtyre dy ditëve, ka pasur shumë rrëfime e diskutime nga të gjithë banorët e këtij programi.

Një nga konkurrentet e këtij viti është edhe Tea, një emër që ka dalë nga një tjetër emision i Top Channel, ‘Përputhen’. Së fundmi, në një bisedë me banorët e tjerë, ajo ka treguar se historia me Andi Shehin, me të cilin ajo doli çift nga programi ishte për show, teksa tregoi se asaj nuk i ka pëlqyer kjo lojë.

“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa.

Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën se u mërzita unë”, ka treguar Tea në shtëpinë e Big Brother.