Krisja” e miqësisë me Oltën e ka shtyrë Dean të gjejë ngushëllim te Tea, apo edhe të ndajë biseda të ndryshme me të.

Dea i tha Teas se kishte folur me Bledin për situatën e krijuar “Prime” e kaluar me Luizin. Sipas saj, Bledi i kishte thënë se ajo u duk si “vrasëse” me atë që i bëri Luizit, duke dërguar në nominim atë, Kiarën dhe Efin.

Sipas Deas, Bledi i kishte thënë se u tregua gjakftohtë që nuk reagoi fare në asnjë moment, ndonëse Luizi doli nga vetja dhe e ofendoi me fjalë të rëndë.

Kjo e fundit u shpreh se ajo përjetoi një bllokim në atë moment dhe se kishte vetëm dy rrugë, ose do qante krah Amosit ose do qëndronte gjakftohtë përballë asaj situate.

Tea i tha Deas se, Bledi po gjen një mënyrë për t’i ngritur asaj humorin.