Telashe për këngëtarin e njohur amerikan, ikona e këtij vendi, Bruce Springsteen. Ai është arrestuar nga policia teksa i jepte makinës në gjendje të dehur. Sipas TMZ, ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor të vitit të kaluar në Nju Xhersi, por lajmi është bërë publik vetëm orët e fundit.

Kantautori është ndalur nga policia në zonën e Gateëay National Recreation Area në Santa Hool dhe niveli i alkoolit ishte shumë herë më i lartë se ai i lejuari. Por çështja nuk ka përfunduar me kaq. Springsteen është akuzuar nga policia edhe për konsumim alkooli në zonë të mbyllur dhe pilotim i rrezikshëm i makinës.

Javët në vijim, 71-vjeçari pritet të dalë para gjykatës, ku do t’u përgjigjet akuzave që janë ngritur ndaj tij. Për momentin nuk ka asnjë koment nga ana e kantautorit apo avokatit të tij, që pak ditë më parë ka qenë protagonist i një reklame në prag të ndeshjes së Super Bowl.