Kiara Tito ka rënë së fundmi pre e një ‘kurthi’, ku i është kërkuar që të bëjë një set fotografik me Olta Gixharin dhe Efi Dhedhes.
Moderatorja u telefonua gjatë programit “Ndryshe” dhe prezantuesja i kërkoi të bënin një bashkëpunim për një revistë e cila flet për femrat e suksesshme.
E teksa fillimisht Kiara dukej se ishte e gatshme për të bashkëpunuar, kur iu ofrua që të reakizonte dhe një set fotografik me dy ish-banoret ajo e refuzoi menjëherë.
Ajo u shpreh se një ndër arsyet ishin përplasjet dhe debatet me Oltën të cilat kaluan në një nivel personal gjatë përballjes në “Post Big Brother VIP”.
“Jo jo nuk bëhet me vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin jo se kam gjë por nuk e bëj.
Tani jam shumë e rezervuar bërë këto daljet dhe nuk kam interes. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në Primen e kaluar që janë bërë pak bisedat personale”- tha ajo.