Temperaturat në Shqipëri kanë qenë shumë të larta përgjatë këtyre ditëve.

I nxehti afrikan është prezent në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, teksa temperaturat e larta nuk prekin veç njerëzit, por edhe pajisjet elektronike.

Kryesisht këtë e shohim te telefonat që i kemi në përdorim të përditshëm. Me rritjen e temperaturave, ne vëmë re se telefoni nxehet shumë shpejt, bëhet më i ngadaltë, ose bateria e telefonit bie shpejt.

Nëse telefoni juaj ka këto ‘simptoma’, ndiqni këto hapa që mos ‘të blini’ një telefon tjetër më vonë.

Si fillim, nëse telefoni juaj është i nxehtë, mos e fusni në karikim. Mundohuni që ta vendosni telefonin tuaj në hije, ose përpara një ventilatori nëse jeni në makinë.

Të gjitha funksionet e telefonit që nuk ju nevojiten fikini dhe mbajeni dritën e tij ulur.

Sapo të shikoni se telefoni juaj është nxehur, fikeni direkt. Më pas lëreni të ftohet pak dhe rindizeni sërish. Për ta ftohur mos e fusni në frigorifer, pasi ka rrezik të bllokohet.