Një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Rajmonda thotë se dashuria e gjyshërve ndaj nipërve ka edhe pasoja negative në rritjen e tyre.

Llastimi që u bëjnë gjyshërit krahasuar me autoritetin e prindërve krijon luhatje. Jo vetëm kaq, por qëndron edhe problemi i përplasjes mes brezave, madje Rajmonda thotë se në familjen e saj ku shpesh ka diskutuar me gjyshet për këtë pjesë, ka marrë edhe përgjigjen “nuk ta prek më”.

Rajmonda: E vërteta është se çdo fëmijë që rritet me gjyshër, i plotësohet çdo kusht, çdo kërkesë bëhet në kohë rekord nga gjyshërit dhe ndikon edhe negativisht te fëmija gjatë rritjes, gjatë edukimit. Nëse prindi do perfekten, gjyshja e përkëdhel, është pak negative në rritjen e fëmijës, mendimi im.

Megi Latifi: E ke guximin t’ia thuash nënës ose vjehrrës që “mos ma përkëdhel fëmijën?”

Rajmonda: Po.

Megi Latifi: E ke guximin, e ke pasur?

Rajmonda: Normale, natyrisht që e kam pasur.

Aldo: Domethënë duhet të ketë një limit thua ti?

Rajmonda: Po, ka një limit, deir këtu është.

Aldo: Sigurisht që nuk e bëjnë nga e keqja, e bëjnë nga dashuria.

Rajmonda: Këtë desha të thosha që fëmija i fëmijës është mjalti i mjaltit dhe ne do t’i përmbushim të gjitha ato që kemi në familje, në rrethin familjar kudoqoftë. Por siç ka pozitive, ka edhe negative.

Megi Latifi: Ka krijuar ndonjë gjendje jo të mirë në familje kjo pjesa që nuk i lejonit të merreshin me fëmijët?

Rajmonda: Ka krijuar debate, hatërmbetje, edhe problematikën që” mbaje se është i yti, nuk ta prek fare, nuk ta përkëdhel më”. Në atë moment duket shumë negative.  Por kur bën një gjë fëmija, thonë” paske të drejtë”, që dhe gjyshërit në këtë pjesë e kuptojnë.