Thomas Meikle ka qenë protagonisti i një historie qesharake që ndodhi më 21 maj të kaluar, kur për të qenë i pranishëm në finalen e Kupës Skoceze në Hampden Park, tifozi fatkeq kishte shpikur një justifikim duke i thënë menaxherit të zyrës së tij se ishte ende në Sevilje.

Djali kishte saktësuar se nuk kishte arritur të kthehej në Glasgow në kohë pasi mori pjesë në finalen e Europa League ndërmjet Rangers dhe Eintracht (një ndeshje që më pas u fitua nga gjermanët 2-0).

E vërteta, megjithatë, ishte tjetër: Thomas ishte tashmë në Britaninë e Madhe, sepse donte të ndiqte ndeshjen vendimtare për trofeun kombëtar kundër Hearts.

Megjithatë, pasioni i tij është kthyer kundër, duke paguar një çmim shumë të lartë. Telekamerat e BBC-së e kanë kapur atë në disa imazhe që u transmetuan drejtpërdrejt.

Imazhe që janë parë edhe nga shefi i tij, i cili e ka shkarkuar pa u menduar dy herë. Më pas, në një postim në Twitter, Meikle tha se ishte i habitur nga njoftimi i shkarkimit të menjëhershëm.

“Nuk mund të besoj se kontratat e mia u ndërprenë sepse thashë në punë se isha ende në Sevilje për të qenë në gjendje të shkoja në finalen e Kupës së Skocisë… më pas më kapën në TV dhe kaq ishte për mua”.