Ndarja e Gerard Pique me këngëtaren Shakira ka qenë kryefjala e kësaj vere në të gjitha mediat. E për më tepër, lidhja e futbollistit me një vajzë më të re në moshë e ka kthyer në një çështje edhe më të nxehtë këtë gjë.

Mirëpo lajme të reja vijnë nga Spanja. Së fundmi, gazetari i njohur spanjoll, Jordi Martin, i cili ka një marrëdhënie të mirë me Pique dhe Shakirën ka treguar se do të zbulojë të gjithë të vërtetën se pse çifti shkoi drejt divorcit.

Në një postim në Twitter, Martin njofton se në ditët në vijim do të tregojë arsyet e ndarjes së tyre dhe marrëdhënia e tyre ka nisur të kriset që në 2016. “Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një i vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme” – shkroi ai në Twitter.

Gazetari spanjoll ka reaguar edhe më herët lidhur me këtë temë, duke treguar gjëra që opinioni publik nuk i dinte.

Ndërsa sot, në një artikull në një media spanjolle, “Telecinco”, shkruhet se sipas Martin, Shakira i ka vendosur një skuadër detektivësh futbollistit për të bërë raport gjatë kohës që ajo ka shkuar drejt SHBA-ve për të regjistruar një këngë të saj.

“Kur ata mbërrijnë nga Disneyworld, Pique kërkon kohë sepse ishte i stërmbushur me kompani dhe të tilla. Shakira i thotë ‘mos u shqetëso sepse më duhet të shkoj në Shtetet e Bashkuara për 17 ditë për të regjistruar. Mirëpo, bomba vjen kur “më thonë se në ato 17 ditë këngëtarja i vendosi Pique një ekip detektivësh privatë nga Barcelona dhe ata bëjnë një raport” – ka treguar Jordi Martin.

Nuk dihet se si do të jetë fundi i kësaj historie që ka pushtuar të gjithë median dhe po mban mbërthyer opinionin publik.