Kjo teknologji është rezultat i punës së studiuesve të Meta, një kompani që kontrollon rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Qëllimi i zhvilluesve kalifornianë është fisnik: t’u japin atyre që nuk janë më në gjendje të flasin për shkak të traumës së rëndë të trurit, mundësinë e ndërveprimit me botën e jashtme, përmes gjuhës së shenjave ose shkrimit.

Studimi – 169 vullnetarë iu nënshtruan rezonancave magnetike dhe elektroencefalogrameve teksa po dëgjonin libra audio në gjuhë të huaj. Në këtë mënyrë u bë e mundur të përcaktohej reagimi i trurit, i angazhuar në kuptimin e fjalëve individuale.

Rezultati? Imazhe të shqetësuara nga një lloj zhurme në sfond. Për të eliminuar zhurmën, studiuesit e Meta përdorën një algoritëm – të zhvilluar tashmë në vitin 2020 – i aftë për të nxjerrë pjesë të qarta audio nga skedarët e regjistruar në mjedise shumë të zhurmshme.

Kjo procedurë llogaritëse sistematike e Inteligjencës Artificiale, e përshtatur për leximin e aktivitetit neuronal, ka bërë të mundur izolimin e aktiviteteve të trurit të lidhura me të kuptuarit e teksteve dhe, rrjedhimisht, riprodhimin e krijimit të fjalëve në formën e zërit ose tekstit.

Qëllimi ambicioz – Përdorimi i algoritmit mund t’u japë pacientëve me dëmtime të rënda të trurit aftësinë për të shprehur veten dhe për të komunikuar me të tjerët.

Një synim fisnik, edhe nëse ka nga ata që kanë dyshime: mund të lindin probleme etike që lidhen me privatësinë. Kjo është sigurisht një çështje delikate, por për momentin shkenca mund të festojë.