Teleskopi hapësinor James Webb ka pësuar dëmtime në hapësirë. Kështu besojnë shkencëtarët, të cilët thonë se teleskopi mund të ketë pësuar dëmtime të rënda dhe që mund të jenë fatale.

Ekspertët kishin planifikuar që ky teleskop që ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë të ndikohej nga forcat që banojnë në kozmos, duket se ka qenë një goditje mikrometeori ai që ka shkaktuar dëme te ky teleskop.

Ky incident ​​dyshohet të ketë ndodhur në muajin maj, duke dëmtuar pasqyrën C3, që është një nga 18 pasqyrat e teleskopit të veshura me ar.

Këto dëmtime që pëson teleskopi hapësinor James Webb nuk janë të parat, pasi ai ka pësuar edhe më herët pesë goditje të tjera mikrometeorike që kur në momentin e parë që është lëshuar në hapësirë, të cilat i kanë shkaktuar ‘deformime’ në pasqyra.

Megjithatë, incidenti në pasqyrën C3 është etiketuar më i rëndësishëm se të tjerët.

Pas një vlerësimi fillestar, administratori i asociuar në NASA, Thomas Zurbuchen, tha se pasqyra C3 ishte ‘ende duke performuar në një nivel që tejkalon të gjitha kërkesat e misionit’.

Ky dëmtim është emërtuar “i pakorrigjueshëm”, që do të thotë se dëmtimi tani është fatkeqësisht i përhershëm.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan Forbes, studiuesit mund të kenë një zgjidhje për të shmangur këto lloj sulmesh në të ardhmen. Forbes thotë se ekspertët mund të kufizojnë sasinë e kohës që teleskopi James Webb shpenzon ‘duke shikuar në drejtim të lëvizjes orbitale, e cila statistikisht ka norma dhe energji më të larta të mikrometeoroideve’.

Njerëzit u mahnitën në fillim të këtij muaji kur u publikuan imazhet e para të marra nga teleskopi.