“James Webb” është kthyer në teleskopin më të famshëm të momentit.
Ky është teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë që prej disa muajsh ka arritur të sjellë për njerëzimin pamje të magjishme të galaktikave që nuk shihen dot me sy të lirë.
Sakaq, së fundmi, të tjera pamje të rralla kanë arritur të kapen nga ky teleskop. “James Webb” ka fotografuar Jupiterin, që është edhe planeti më i madh i sistemit diellor.
Edhe pse fotot janë bërë një muaj më parë, duket në to stuhitë, aurorat dhe unazat që rrethojnë këtë planet.
Sipas asaj që shpjegon NASA, këto aurora në fakt janë shfaqje drite të shkaktuara nga Dielli.
Sa i përket fotografive me infra të kuqe të Jupiterit, ato janë ngjyrosur artificialisht për t’i bërë që të duken, pasi për syrin e njeriut këto rreze infra të kuqe nuk duken.