Vapa ekstreme që ka prekur Indinë veriore dhe kryeqytetin Delhi dhe prej javësh nuk ulet. Pas disa ditësh pushimi relativ, dje termometri arriti sërish në 46 gradë në zona të ndryshme, me minimumet asnjëherë nën 28.

Departamenti Meteorologjik pret një rritje të mëtejshme gjatë fundjavës, deri në 48 gradë, pra duke nisur nga sot. Sipas një raporti tronditës nga Greenpeace, temperatura mesatare maksimale do të rritet me pesë gradë deri në fund të shekullit.

Kjo do te thote se 48 gradë në Delhi do të bëhet norma e verës. Studimi tregon për rreziqet për shtresat më të varfra të popullsisë, të cilët do të vuajnë më shumë nga këto kushte ekstreme klimatike.

Ne fakt, mungesa e ujit te pishem gjithashtu eshte nje problem duke qene se edhe rreshjet e shiut nuk jane shume ne ndihme te kesaj popullesie. Sakaq, ne Europe gjithashtu ka pasur rritje te temperaturave.