Shqipëria do të vijojë të jetë edhe këtë të enjte në dominimin e kthjellimeve gjatë pjesës së parë të ditës që do të jetë të dukshme kryesisht në zonën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime vranësirash që gjatë pasdites do të bëhen të dukshme në të gjithë vendin e kryesisht në Lindje të vendit.

Temperaturat nuk do të kenë rritje krahasuar me ditën e djeshme duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era pritet të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.