Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave gjatë pjesës së parë të ditës. Kryesisht kthjellimet do të shfaqen në ultësirën perëndimore të vendit, ndërsa vranësirat në zonat malore.

Ndërkaq, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vend kalime vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dukshme këto vranësira priten të jenë në shtrirjen lindore të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.