Temperaturat kete vere duket se do te jene mesatarisht te larta dhe kjo perben jo pak problem per te gjithe, sidomos te moshuarit por edhe ato qe kane punen te ekspozuar nga drita e diellit…

Me keq edhe per ata qe skane kushtet e shume personave dhe qe vuajne denimin per heqje lirie ne burg. Por, ne Tetove kane gjetur nje zgjidhje. Një risi e pa dëgjuar është nisma e ndërmarrë nga burgu i Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Ky institucion i vuajtjes së dënimit është pajisur me një pishinë, në mënyrë që të burgosurit të shmangin disi të nxehtin e kësaj vere. Sipas medias maqedonase Zhurnal.mk, pas rinovimit të hapësirave dhe aktiviteteve të ndryshme në këtë institucion korrektues së fundmi është siguruar edhe pishina, në kuadër të programit për risocializim.

Drejtori Qefail Havzija thotë se të burgosurit me probleme shëndetësore do të mund ta shfrytëzojnë pishinën për masazhe dhe ushtrime trupore. Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetësorë.

Vlen të theksohet renovimi (meremetimi) i të gjithave hapësirave të Burgut duke filluar nga: dhomat e fjetjes, kuzhina, nyjet sanitare, kantina, biblioteka, faltorja, rrojtorja, si dhe në veçanti njësia e pranimit dhe njësia e trajtimit të mbyllur si dhe dezinfektimi i dhomave dhe hapësirave të burgut .

E gjithë kjo është pjesë e aktivitetit e stafit të burgut në përgjithësi. Të gjitha proceset kanë të bëjnë me programet për trajtim dhe risocializim të të dënuarave ku pas koncertit dhe turnirëve në sporte si futbolli, basketboll, shahu, etj, si dhe lëshim të filmave në video bim, me 06.07.2022 për të dënuarit që kanë probleme shëndetësore për masazhe dhe ushtrime trupore u është siguruar bazën ku do ta shfrytëzojnë të dënuarit dhe do të jetë pjesë e programit të sektorit për risocializim”, deklaroi Qefail Havzija, drejtori i burgut të Tetovës.