Shqipëria vijon të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë dominim të temperaturave të larta. Sipas Meteoalb, qytetet më të nxehta priten të jenë Shkodra dhe Berati, teksa në zonat malore pritet të ketë edhe kalime të lehta vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe gjatë mesditës, me vlerat ditore që do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Era pritet të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lehtë.

Kosova – Edhe Kosova do të përfshihet nga valët e të nxehtit afrikan, ku pritet të ketë temperatura shumë të larta gjatë ditës. Gjithashtu parashikohen intervale të shkurtra me vranësira gjatë pasdites në Qendër dhe Veri të vendit.

Maqedonia e Veriut – po përfshihet gradualisht nga temperaturat e larta, teksa përgjatë ditës do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit.

Rajoni dhe Europa – Pothuajse e gjithë Europa do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit Afrikan. Temperaturat më të larta priten të përfshijnë Francën, ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik. Edhe Rajoni i Mesdheut do të përjetojë temperature mbi 40 gradë C. Shi dhe erë pritet të ketë në ishujt britanikë dhe Europën Qendrore.