Ajo që po përjetojnë te Lazio mund të mos jetë fillimi i vitit 2021 në emër të qetësisë. Një pjesë e parë e kampionatit, që nuk ishte saktësisht emocionuese dhe disa divergjenca idesh në lidhje me tregun e transferimeve, kontribuan në minimin e alkimisë së sezonit të kaluar, kur bardhekaltrit ishin protagonistë të mëdhenj.

Sipas asaj që u raportua nga “Corriere dello Sport”, samiti i fundit i merkatos, i cili ishte planifikuar prej ditësh, është kthyer në një konfrontim të nxehtë midis Claudio Lotito dhe Igli Tare. Kjo u shkaktua nga fakti se drejtori sportiv mendon se sfera e tij e kompetencës është vënë në dyshim nga disa zgjedhje të presidentit. Për të konfirmuar një ndryshim në mendime shërbeu vetë Lotito, i cili gjeti një marrëveshje me Preziosi për Vavro (transferimi i lojtarit në Genoa nuk është materializuar ende), pa u konsultuar me drejtorin e tij sportiv.

Duhet shtuar se Lotito kishte identifikuar një sulmues të majtë, që dëshiron ta vërë në dispozicion të Inzaghi, gjë që do të konfirmonte gatishmërinë e presidentit për të ndërhyrë personalisht në merkato.

Kreu i klubit të Lazio mendon se ka bërë gjithçka që Tare dhe Inzaghi kanë kërkuar prej tij në muajt e fundit (blerjet, largimet, rinovimet dhe përjashtimet nga stafi), por nuk është i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në kampionat. Qëllimi i tij është të luftojë për vendin e katërt.

Gjithë kësaj i duhet shtuar fakti se në Romë, të gjitha fajet, kur gjërat nuk shkojnë mirë, i janë dedikuar atij. Githashtu, disa nga lojtarët që kanë ardhur te Lazio në merkaton e fundit, ku përfshihet edhe Vedat Muriqi, nuk janë shprehur sipas pritshmërive.

Çështja “Caicedo” është gjithashtu në tryezë. Tare, në fakt është i gatshëm të vlerësojë ofertat që do të arrijnë, ndërsa Lotito (por edhe Inzaghi) nuk mendojnë aspak për shitjen e sulmuesit. Pra, në shtëpinë e Lazio ka mendime të ndryshme në disa fronte. Vetëm javët e ardhshme do të tregojnë nëse dhe si mund të kthehet situata.