Për personat që janë mbipeshë, mbajtja e dietave dhe aktiviteti fizik për të ulur kilogramët e tepërt janë dy mënyrat më të mira të mundshme.
Por ka edhe një tjetër mënyrë për të eliminuar dhjamin e barkut. Kjo mund të bëhet nëse temperaturat janë të ulëta. Por si ndodh kjo?
Në trupin e njeriut, ka dy lloje dhjami, ai kaf dhe dhjami i bardhë. Ky i fundit është dhjami që ndodhet nën lëkurë dhe që ne tentojmë përmes dietave apo palestrës për ta hequr.
Por sipas disa studimeve së fundmi, temperaturat e ulëta nga 10-15 gradë kanë aftësi që të përmirësojnë dhjamin kaf dhe të reduktojnë deri në eliminimin e dhjamit të bardhë.
Duke qenë se jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë të larta, të gjithë ata që kanë bark, mund të vendosni akull mbi të për thuajse 30 minuta. Akulli do t’ju ndihmojë që dhjami të shkrihet më shpejt.
Kjo quhet ndryshe ‘ice therapy’ ose terapia me akull, që e kombinuar me ushtrime dhe dietë do t’ju ndihmojë të bini më shpejt nga pesha.