Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6,3 ballë, ka goditur orët e fundit Indonezinë, duke krijuar mjaft panik. Epiqendra ka qenë ishulli i Sulawesi.

Shumë godina janë rrëzuar dhe dëmtuar, mes të cilave një spital dhe një hotel. Për pasojë, numri i viktimave të konfirmuar deri më tani është i lartë, 34 vetë.

Autoritetet vendase raportojnë ende për qindra persona të plagosur dhe të bllokuar nën rrënoja, ndaj bilanci mund të rëndohet edhe më shumë orët në vijim.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendi, ndërkohë që punohet për të nxjerrë personat e bllokuar.