Një tërmet me magnitude 6.3 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (3:23 me orën shqiptare) në ishullin filipinas të Mindanao. Sipas të dhënave të grumbulluara deri më tani, thellësia e tërmetit ishte 10km.

Tërmeti ndodhi 30km nga bashkia e Manay, por tronditja ka qenë e fortë dhe ka trembur banorët e zonës, të cilët kanë dalë në rrugë të tmerruar. Frika për ndonjë tsunami ka qenë e madhe, ndaj banorët kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me humbje jetësh apo dëme materiale dhe alarmi për tsunami është anulluar shpejt. Qeveria filipinase ka dërguar forca të ndërhyrjes së shpejtë për të parë në vend situatën.