Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë është regjistruar në Japoni, në veri-lindje të këtij vendi. Tërmeti ka qenë 60 km në thellësi, në prefektuarën e Fukushima (zona ku 10 vite më parë ndodhi tsunami).

Për momentin, raportohet vetëm për dëme materiale dhe rreth 120 persona të plagosur, shumica me dëmtime te lehta (3 në gjendje të rëndë). Nuk ka asnjë rrezik për tsunami.

Kryeministri japonez ka deklaruar se në atë zonë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për të verifikuar situatën dhe ndihmuar personat në nevojë. Ai ka deklaruar se lëkundje do të ketë edhe ditët në vijim, ndaj u ka kërkuar njerëzve të jenë të qetë.