Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur paraditen e sotme, rrëth orës 11:20, Greqinë. Lëkundjet e tij kanë qenë shumë të forta, teksa janë ndjerë edhe në jugun e Shqipërisë, duke krijuar jo pak panik.

Sipas mediave greke, epiqendra ka qenë në zonën e Larisa, në thellësi 10km. Grekët janë frikësuar nga ky tërmet, që ka zgjatur disa sekonda, duke dalë në rrugë.

Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Pas këtij tërmeti të fuqishëm janë ndjerë edhe disa paslëkundje, që shkuan deri në magnitudën 4.9 ballë.