Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ish-guvernatori i Kalifornisë, aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, ka treguar se ka kryer vaksinën anti-Covid. Tashmë 73 vjeç, ish-aktori i njohur i filmave me aksion, është pjesë e fushatës së nxitjes së njerëzve që të kryejnë vaksinën.

Sot ishte një ditë e bukur. Kurrë më parë nuk kam qenë kaq i lumtur të qëndroj në radhë. Nëse jeni i aftë, më ndiq mua dhe shko të bësh vaksinën. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh”, thotë Schwarzenegger, që ka qenë në makinë në momentin kur infermierja i ka bërë vaksinën në krah.