Nga futbolli te ragbi.

Kjo është ideja e John Terry, zëvendëstrajneri aktual i Aston Villa-s dhe legjendë e futbollit anglez.

Ish-flamuri i Chelsea-t mund të japë kontributin e tij në ndihmë të një miku të vjetër, Shaun Wane, trajneri i kombëtare angleze të ragbisë, për të fituar Kupën e Botës që do të zhvillohet vjeshtën e ardhshme.

Sipas BBC, kombëtarja e ragbisë po kërkon në çdo mënyrë të mundshme që t’i ndihmojë atletët e saj të arrijnë maksimumin e formës, edhe mendërisht, dhe ndihma e një ish-futbollisti si Terry, i cili ka luajtur 78 ndeshje me Anglinë dhe ka qenë kapiten i Chelsea-t në vitet e arta të pesë titujve të fituar në Premier League, katër FA Cup dhe një Champions League, do të ishte njeriu i duhur për të dhënë një dorë.

“Ai është një adhurues i ragbisë”, ka thënë Wane. “Është interesuar gjithmonë për këtë sport dhe mendoj mund të japë një kontribut të madh”.

“Po zhvilloj shumë biseda në Zoom me disa sportistë të rëndësishëm dhe shpresoj të nxjerr disa avantazhe për të ndihmuar skuadrën time. Terry do të vijë edhe të na ndjekë në stërvitje një ditë, për të ndjekur nga afër punën tonë”.