Ashtu siç tërhiqet vëmendja e qenit, ose ashtu si Zorro thërriste me një fërshëllimë kalin e tij Tornado; edhe një Tesla Model Y mund të “thirret” nga pronari i saj duke shtypur një buton të thjeshtë.

Problemi është se në këtë funksion të ri nuk është përfshirë shmangia e pengesave: në Amerikë, në fakt, vetura është përplasur me një jet privat duke shkaktuar shumë dëme.

Funksioni “Smart Summon” mundëson afrimin e Tesla-s nga distanca të largëta. Këto ditë po bëhet virale në Reddit një video që tregon një Tesla Model Y të ndalur në aeroportin Felts Field, në shtetin e Uashingtonit, që përplaset me një avion me vlerë mbi 3.7 milionë euro (rreth 3.5 milionë dollarë) të parkuar në pistë pasi është thirrur nga pronari.

Në momentin e përplasjes, aeroplani rrotullohet rreth vetes për shkak të shtytjes së marrë nga makina. Elon Musk, CEO i Tesla-s, e ka përshkruar këtë funksion si “karakteristika më virale” e makinave të tij elektrike.

Sigurisht, mundësia për ta afruar makinën është shumë e veçantë, por jo shumë e sigurt dhe është akoma më e sigurt se herën tjetër ky shofer i pakujdesshëm do të kontrollojë që të mos ketë pengesa në rrugën e makinës së tij.