Më 27 mars, në Barcelonë u zhvillua një eksperiment, një koncert ku morën pjesë 5000 persona. Kur ka kaluar një muaj nga ai koncert, organizatorët kanë bërë me dije se asnjë nga pjesëmarrësit nuk është infektuar me koronavirus.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë kryer dy teste gjatë kësaj periudhe dhe gjatë koncertit kanë mbajtur maskë. Gjithsesi, ata ishin lejuar të vallëzonin në skenë pa respektuar distancën sociale, ndërkohë që këndonte grupi rock “Love os Lesbian”.

Gjatë koncertit është përdorur edhe një sistem ventilimi, që lejonte qarkullimin e ajrit.

Në fakt, gjatë testeve të kryera në dy javët në vijim, u evidentuan 6 raste me koronavirus (raste te lehta ose asimptomatikë), por pas gjurmimit u konfirmua se ata nuk ishin infektuar gjatë koncertit, por disa ditë më vonë.